OSBE përshëndet veprimin e shpejtë të Policisë në rastin e 11-vjeçarit

OSBE përshëndet veprimin e shpejtë të Policisë në rastin e 11-vjeçarit

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e rëndë të 11-vjeçarit ashkali në Fushë Kosovë.

 

 

“Reagimi i shpejtë i policisë tregon se komunitetet e cenueshme nuk do të shpërfillen,” ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të  dyshuar për vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent personi i dyshuar  është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.