Drake paditet nga një grua dhe ja pse

Drake paditet nga një grua dhe ja pse

Një grua nga Staten Island, ka thënë se DRake dhe Madison Square Garden duhet ta paguajnë atë pasi një shishe e birrës u hodhën në kokën e saj gjatë një koncerti të reperit atje, tre vjet më parë.

Amanda Giovacco, u godit nga një shishe birrë që u hodh mes koncertit të Drake, pohojnë dokumentet në gjykatë.

Padia e saj pretendon se të pandehurit nuk kanë pasur siguri adekuate në vend dhe se birra ishte në shishe qelqi jo në gota plastike.

Givacoo pësoi një traumë në tru dhe konfiskim të cilat tash po e pengojnë atë për të ndjekur shkollën, pretendon më tej padia.

Avokati i saj, Joseph Napoli tha: “Madison Square Garden, promotori dhe Drake, duhet të kishin parandaluar që shishet të qarkullojnë brenda dhe të hidhen gjatë koncertit”.

“E ardhmja e saj tani është e pasigurt”, për shkak të lëndimit, shtoi avokati.

Një zëdhënës i MSG tha: “Padia është ngritur këtë mëngjes dhe ne po shqyrtojmë çështjen. Siguria e mysafirëve tanë është prioriteti ynë më i lartë”.