Franca emëron të dërguarin e saj për të luftuar Ebolën në Kongo

Franca emëron të dërguarin e saj për të luftuar Ebolën në Kongo

Yves Levy do të udhëzojë dhe monitorojë vullnetarisht çdo aspekt të reagimit francez, do të forcojë lidhjet me autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare, si dhe do të mbështesë studimet shkencore.

Franca ka emëruar një të dërguar të posaçëm për të luftuar shpërthimin e epidemisë së Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, Yves Levy, një specialist i njohur në imunologji dhe ish-drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar për Shëndetësi dhe Hulumtime Mjekësore, do të udhëzojë dhe monitorojë vullnetarisht çdo aspekt të reagimit francez, do të forcojë lidhjet me autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare, si dhe do të mbështesë studimet shkencore.

“Duke e parë këtë situatë shumë shqetësuese, Franca është e vendosur të rrisë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare”, tha ministria franceze.

Emërimi erdhi pas vizitës së 20 majit në Republikën Demokratike të Kongos nga ana ministrit për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare, Jean-Yves Le Drian, ku ai paralajmëroi rivendosjen e një partneriteti afatgjatë dypalësh në sektorin e shëndetësisë me luftën kundër epidemisë së Ebolës si prioritet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me epideminë e kufizuar në rajonet Beni dhe Butembo në verilindje të vendit, virusi ka vrarë 1.668 persona që nga fillimi i shpërthimit në gusht të vitit 2018.

Franca apeloi se epidemia është “më seriozja” që është parë ndonjëherë në botë, pas alarmit global të vitit 2014 në Afrikën Perëndimore, ku mbi 11.300 persona vdiqën dhe rreth 28 mijë u infektuan, përderisa virusi përfshiu rajonet Liberia, Guinea dhe Sierra Leone.

Ministria franceze theksoi se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të Republikës Demokratike të Kongos dhe OBSH-së, reagimi ndaj epidemisë është penguar nga disa faktorë, përfshirë situatën e vështirë të sigurisë në zonën e prekur.

Ebola, një virus i etheve tropikale e cila për herë të parë u shfaq në vitin 1976 në Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos, mund të transmetohet tek njerëzit nga kafshët e egra.

Ky virus po ashtu mund të përhapet përmes kontaktit me lëngjet e trupit, personat e infektuar ose ata që i janë nënshtruar virusit.