Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për Inspektoratin e Punës

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për Inspektoratin e Punës

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Punës.

Me 7 vota për dhe një abstenim ky Projektligj procedohet në Komisionet e Përhershme për t’iu kthyer më pas sërish Komisionit për Shëndetësi, para procedimit në seancë plenare.

Kryetarja e Komisionit,  Besa Baftiu, ka thënë se ky Projektligj ka 30amandamente ku janë bërë disa ndryshme

“Projektligji për inspektoratin është punuar, kemi bërë grupin punues. Kemi mbajt dëgjim publik, në këtë drejtim na kanë mbështetur edhe organizata, në të gjitha takimet si grup punues kanë dhënë kontributin e vet është bërë një projektligj i mirë ka pësuar ndryshime shumë të mëdha ka 30 amendamente, me rëndësi ne kemi dashur që inspektoratit t’i japim përgjegjësi.  Kemi bërë ndryshime sa i përket ankesave qe i parashtrojnë palët, ne kemi marrë model në Slloveni pasi atje ka funksionuar mirë. Kemi vendosur dy zëvendës drejtorë, i kemi ndarë inspektorët e punës dhe ata të sigurisë së shëndetit në punë”, tha Baftiu.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se është bërë një Projektligj i rëndësishëm.

“Kemi bërë një Projektligj të rëndësishëm, kemi bërë ndryshime substanciale edhe tek dënimet”, tha ai. /EO