Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet

Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti sot në takim ambasadoren e Holandës për të Drejtat e Njeriut Marriet Schuurman, me të cilën ka diskutuar rreth mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ministri Tahiri e njoftoi ambasadoren Schuurman rreth reformave në sistemin e drejtësisë me qëllim të forcimit të të drejtave fondamentale dhe parandalimit dhe luftimit e të gjitha formave të diskriminimit. 

Ai theksoi se është finalizuar Kodi Civil i cili reflekton frymën liberale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa janë në proces edhe disa masa të tjera, të cilat do të avancojnë dhe forcojnë të drejtat e njeriut. 

Për më tepër, ministri Tahiri ka bërë të ditur se ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të gjitha rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet dhe u zotua se do të mbetet i përkushtuar në zbatimin efektiv të legjislacionit. 

Ndërsa, ambasadorja Schuurman theksoi së është njoftuar me reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë dhe se vlerëson lart angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e një numri të ligjeve që janë miratuar së fundmi. /RTKlive