Gjermania do të ndërtojë objekt të ri për ambasadë

Gjermania do të ndërtojë objekt të ri për ambasadë

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt, kanë nënshkruar sot kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

“Ndërtimi i objektit të ri të kësaj Ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë Gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona”, thuhet në njoftimin nga komuna e Prishtinës.

Që nga paslufta  Gjermania e ka ambasadën e vendosur në një objekt privat në lagjen Arbëria.


MË SHUME NGA Nacionale