​Linjë veshjesh me emrin e El Chapos

​Linjë veshjesh me emrin e El Chapos

Me emrin e bosëve famëkeq të drogës, përfitohet para dhe pas vdekjes. Për shumëkënd ata janë kriminelë, nga të tjerë, ndonëse më të paktë në numra, ata mund të quhen bamirës. Sidoqoftë, emrat e tyre shesin shumë dhe nga kjo mund të përfitohet.

Për shembull, vajza e El Chapos, ka prezantuar një markë veshjesh, që mban emrin e të atit, në Guadalahara. Linja përmban modele të ndryshme bluzash, kapelash, xhinsesh dhe veshjesh të tjera.

“Ne kemi xhaketa, pantallona për zonjat, bluza për burrat”, thotë Gilberto de Anda, përfaqësues i markës.

“Kjo markë më tërhoqi vëmendjen për disa arsye; jo vetëm sepse ka stil unik, por është pak e guximshme, dhe në ditët e sotme, kjo është ajo që pëlqejnë më shumë njerëzit, të kenë gjëra të ndryshme dhe të mos veshin diçka që mund t’ia shohësh edhe dikujt tjetër në rrugë”, shprehet Kathy Mendoza, kliente. 

Bosi famëkeq i Sinaloas, Joaquin el Chapo Guzman, pret dënimin në Shtetet e Bashkuara, ku ai është ekstraduar. Por banorët në shtetin meksikan, kanë ndjenja të përziera për të, frikë dhe adhurim ndoshta në të njëjtën masë, përcjell Top Channel.

Shumëkush në Sinaloa beson se ai dhe partnerët e tij, kanë ndërtuar rrugë, shkolla e kisha dhe ishin mirëbërësit e rajonit. Por pavarësisht kësaj, provat se Guzman bënte një jetë shumë të ndryshme nga varfëria që e rrethonte, janë të qarta.

SHBA madje beson se ai ka ende rreth 12 miliardë dollarë të fshehura diku.