
17:26 / 17.07.2019
Arsenali arrin marrëveshje me Evertoni-n
Arsenali ka arritur të bëjë marrëveshje me ekipin e Gremios për brazilianin, Everton.
Mediat angleze thonë se Gremio ka pranuar ofertën e Arsenalit për 40 milionë euro.
23-vjeçari pritet se gjatë kësaj jave t’i kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të veshë fanellën e Arsenalit.
Evertoni ka shkëlqyer në Kupën e Amerikës me kombëtaren e Brazilit duke pasur katër paraqitje, ndërsa me Gremion ka shënuar gjashtë gola në 13 paraqitjet dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Evertoni pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Arsenalin brenda disa ditësh.