Salihu: LDK e Vetëvendosje s`janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë

Salihu: LDK e Vetëvendosje s`janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Salih Salihu, ka thënë se LDK-ja dhe lëvizje Vetëvendosje nuk janë të gatshme që ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai të mërkurën në “Imazh” te RTK, ka thënë se mungesa e gatishmërisë lidhet me dialogun me Serbinë.

“LDK dhe Vetëvendosje nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë. Sepse ato e dinë që procesi i dialogut është i vështirë dhe iu duhet ta marrin barrën e dialogut. Ato po presin që mos po përfundon dialogu me këtë qeveri”, ka thënë ai.

“PSD-ja është treguar e gatshme për t’u marrë me dialog”.