Prishtina zbulon kundërshtaret e ndeshjeve miqësore

Prishtina zbulon kundërshtaret e ndeshjeve miqësore

Skuadra e Prishtinës vijon prej tre ditësh fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri.

Stafi teknik u ka dhënë ngarkesë të lartë fizike futbollistëve, duke zhvilluar dy seanca në ditë, një në palestër dhe tjetra në fushën e blertë.

Stafi ka programuar të zhvillojë 6 ndeshje miqësore, 4 prej të cilave u ka caktuar datën dhe gjetur kundërshtarin.

Qëllimi i këtyre ndeshjeve testuese nuk do të jetë rezultati, por qëndrueshmëria fizike, ajo taktike dhe sjellja e ekipit në fushë.

Miqësoret e fiksuara tashmë janë:

1 – E shtunë, 20 korrik, ora 16:45: Flamurtari – Prishtina (stadiumi i Flamurtarit)

2 – E mërkurë, 24 korrik: Ulpiana – Prishtina (fusha dhe ora për t’u përcktuar)

3 – E shtunë, 27 korrik, ora 17:00: Trepça ’89 – Prishtina (“Riza Lushta”, Mitrovicë)

4 – E mërkurë, 31 korrik: 2 Korriku – Prishtina (në 2 Korrik, ora për t’u përcaktuar)