West Ham gjen pasuesin e Arnautoviç, paguan 40 milionë euro

West Ham gjen pasuesin e Arnautoviç, paguan 40 milionë euro

West Hami ka arritur të transferojë sulmuesin francez Sebastian Haller, për kartonin e të cilit pagoi plot 40 milionë euro në arkat e klubit gjerman të Eintrachtit të Frankfurtit.

Sulmuesi 25-vjeçar luan prej dy sezonesh te skuadra gjermane, ku në 60 takime të zhvilluara, ka arritur të shënojë edhe 24 gola, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Me Haller, klubi i West Hamit synon të zëvendësojë austriakun Arnautoviç, i cili pak ditë më parë la Premier Leaguen, për të kaluar në kampionatin kinez.