Real Madrid i përgjigjet Milanit për Luka Modricin

Real Madrid i përgjigjet Milanit për Luka Modricin

Luka Modric nuk do të transferohet te Milan.

Skuadra italiane ka kërkuar informacione rreth situatës së Luka Modric te Real Madrid, por kroati 33 vjeçar nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

“Luka Modric tërheq vëmendjen e shumë skuadrave, dhe i fundit që trokiti në derë ishte Milan. Mesfushori nuk mendon të largohet nga Real Madrid”, shkruan Marca, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, raportohet se zyrtarë të Real Madrid kanë thënë se ‘Milan nuk ka euro’ për të transferuar Modricin.

Në Madrid, besojnë se interesi i supozuar i Milanit, është i ngjashëm me atë të Interit të vitit të kaluar, me ‘Zikaltërit’ që nuk i kishin dërguar ofertë Real Madridit.