Futbollisti i Shqipërisë U-21 firmos me Lazion

Futbollisti i Shqipërisë U-21 firmos me Lazion

Igli Tare merr te Lazio futbollistin e Shpesës, Angelo Ndrecka. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi lacial njoftonte blerjen nga Chievo të dy futbollistëve të rinj, njëri prej të cilëve ishte 17-vjeçari kuqezi i rritur te skudrat zinxhir të Chievos (futbollisti tjetër është Sofian Kiyine).

Kujtojmë që Ndrecka, mbrojtës i majtë është një lojtar me perspektivë, teksa sezonin e fundit është grumbulluar me ekipin e parë të Chievos, madje ka zhvilluar 90 minuta të plota në humbjen 0-4 me SPAL-n.

17-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi te U-21, duke debutuar në barazimin 2-2 me Turqinë në transfertë më 7 qershor.