Mertens befason të gjithë: Do e dua gjithmonë Sarrin

Mertens befason të gjithë: Do e dua gjithmonë Sarrin

Dries Mertens u transferua tek Napoli në vitin 2013, por pas paraqitjeve të dobëta ai ishte pranë largimit në vitin 2016. Sarri besoi te ai duke i dhënë mundësinë që të përmirësohej shumë.

Sulmuesi belg nuk e harron ndihmën nga tekniku italian: “Ai më trajnoi për 3 vjet, më dha gjithçka dhe prandaj unë e dua atë njeri. Unë mendoj se tifozët e Juventusit do të argëtohen me të. Është e çuditshme ta shohësh atë tek Juvja, por nuk kam asnjë problem me të”, u shpreh sulmuesi belg.

Sarri urrehet shumë nga tifozët e Napolit, të cilët nuk e kapërdijnë dot faktin se ish-trajneri i tyre do të drejtojë rivalët, transmeton KJ.

Ndërkohë që Insigne ka qenë një ndër futbollistët që e ka quajtur tradhtar ish-trajnerin e Napolit.