Guardiola flet për situatën e Sane

Guardiola flet për situatën e Sane

Pep Guardiola ka zbuluar se dëshira e Manchester City për të mbajtur Leroy Sane ishte “gjithmonë aty” dhe pret që mesfushori të qëndrojë në klub.

Sulmuesi i Gjermanisë ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje të Bayern Munchen këtë verë, edhe pse pala gjermane pranon se një marrëveshje tani është e pamundur, shkruan SkySports, përcjellë Indeksonline.

I pyetur nëse ai priste që Sane të qëndronte në stadiumin Etihad, trajneri i Cityt tha: “Po”. Ai shtoi: “Klubi i bëri atij një ofertë vitin e kaluar. Siç thashë shumë herë, ne duam që njerëzit të jenë të lumtur këtu, do ta ndihmojmë të jetë më i miri”.