‘Bisha’ Lotus elektrik me 2.000 kuaj fuqi

‘Bisha’ Lotus elektrik me 2.000 kuaj fuqi

Prodhuesi britanik i makinave sportive Lotus paraqiti makinën e tij, por edhe të parë britanike me energji elektrike plotësisht të fuqishme - Evia.

Evia është produkti i parë i Lotus qëkur u bë pjesë e grupit kinez Geely dhe është planifikuar të prodhohen vetëm 130 njësi, për shkak të shenjës së brendshme të automjetit "Type 130".

Lotus Evia është një ‘bishë’ e vërtetë me katër motorë elektrikë që sigurojnë 2.000 kuaj fuqi së bashku.

Fuqia vjen nga një bateri litium-jon 70 kWh që ndodhet në mes të automjetit dhe transmetohet në të katër rrotat.

Lotus pretendon se Evia do të përshpejtojë nga vendi deri në 100 km/h për më pak se tre sekonda.

Çmimi i veturës pritet të jetë ndërmjet 1.5 deri 2 milionë euro, ndërsa fillimi i prodhimit nuk parashihet para vitit 2020.