Presidenti Ademi vizitoi kampin e Lokomotivës në Gjakovë

Presidenti Ademi vizitoi kampin e Lokomotivës në Gjakovë

Presidenti Agim Ademi ka vizituar sot në Gjakovë kampin e futbollistëve, të cilin e ka organizuar klubi kroat, Lokomotiva.

Ky kamp ka zgjuar interesim të madh tek futbollistët e rinj jo vetëm nga Gjakova, por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës, por ka mbledhur talente edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ky kamp po udhëhiqet nga ish-futbollisti i njohur Ardian Kozniku, Luka Cakarun dhe Gëzim Daka.

Me këtë rast presidenti Ademi falënderoi organizatorët e këtij kampi që po i japin rëndësi talenteve të futbollit në Kosovë që ta shfaqin talentin e tyre, duke shpresuar se nga ky kamp do të përzgjidhet ndonjë futbollist për të shkuar në klubin kroat.

Po ashtu presidenti Ademi theksoi rëndësinë që kanë kampet e tilla sidomos nga klube të tilla, nga të cilat kanë dalë shumë futbollistë me emër jo vetëm në Kroaci por edhe në Evropë.