Kuvendi i Shqipërisë, Interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahini

Kuvendi i Shqipërisë, Interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahini

Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, kërkuar nga një grup deputetësh.

Në kërkesën e tyre për interpelancë, deputetët kërkojnë shpjegime lidhur me vendimin nr. 295, date 1.5.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve me institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2019-2020”, arsyet e rritjes së mesatares dysheme për ndjekjen e shkollës së lartë me afekte prapavepruese përtej parashikimeve ligjore dhe pa konsultim paraprak me grupet e interesit.

Sot gjithashtu shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Ministrave mbi zbatimin e politikave në shërbimin civil për vitin 2018.

Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kuvendi shqyrton edhe projektligjin  “Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nismë e 37 mijë zgjedhësve

Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për mbrojtjen civile”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)””.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për nismën ligjvënëse të shtetasve në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” , të ndryshuar – nismë deputetësh.

Kuvendi shqyrton projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi shqyrton projektvendimin “Për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.