Ariana bëhet bashkë me çmimin e saj

Ariana bëhet bashkë me çmimin e saj

Ariana Grande po e shfaq çmimin e saj Grammy në rrjetet sociale pasi më në fund ai iu dorëzua asaj përmes menaxherit Scooter Braun.

“Kjo këtu është familje. Nuk mund të isha më krenar këtë javë teksa ia dorëzova cmimin e saj të parë Grammy. Nuk ka kush që e meriton më shumë dhe ky është kapitulli i parë i historisë së saj”, ka shkruar Scooter në Instagramin e tij.

Ariana u kurorëzua me çmimin Albumit më të Mirë Pop Vokal për “Sweetener”.

Nëse ju kujtohet, ajo gjatë vitit të kaluar e kishte kapërcyer ceremoninë e Grammy Awards pasi e kishte pasur një zënkë me producentin e këtij eventi, Ken Ehrlich.