Kriza e Ebola-s në Kongo shpallet emergjencë shëndetësore publike

Kriza e Ebola-s në Kongo shpallet emergjencë shëndetësore publike

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar krizën e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos si një “emergjencë shëndetësore publike me interes ndërkombëtar”.

“Është koha për botën që të marrë njoftim,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë në një konferencë shtypi në të cilën është shpallur emergjenca.

Masa mund të inkurajojë vendet e donatorëve të pasur të ofrojnë më shumë mbështetje financiare.

Megjithatë OBSH-ja nuk tha se kufijtë duhet të mbyllen, duke thënë se rreziku i përhapjes së sëmundjes jashtë rajonit nuk ishte i lartë.

Shpërthimi në  Kongo ka vrarë më shumë se 1,600 njerëz.

Këtë javë, rasti i parë u zbulua në Goma, vend i më shumë se një milion banorëve.