242 qytetarë kërkuan trajtim emergjent brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës

242 qytetarë kërkuan trajtim emergjent brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës

Sipas raportit ditor të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar trajtim emergjent shëndetësor 242 pacientë, ku 24 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sakaq në jetë kanë ardhë nëntë foshnje, tetë djem dhe një vajzë.

“Prej këtyre lindjeve, 5 ishin me prerje cezariane dhe 4 normale. Analiza kanë kryer 242 pacientë që në total kanë kryer 4134 analiza”, thuhet tutje në njoftim.