Beyonce kush? Në këngën e re, njerëzit janë fiksuar pas vajzës së saj!

Beyonce kush? Në këngën e re, njerëzit janë fiksuar pas vajzës së saj!

Kur ishit shtatë vjeç, me çfarë merreshit ju? Me siguri po mësonit biçikletën, po pikturonit ose ishit ulur para TV duke parë filmin e preferuar. Ndërkohë, në një botë paralele, Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce-s dhe Jay Z sapo u shfaq në videon e re “Spirit”, bashkë me mamanë e saj.

Pak rëndësi ka mosha apo fakti që është e bija e divës, Twitter-i po fiksohet me Blue Ivy-in sepse për ta, ajo është ylli i vërtetë.

“Blue Ivy bashkë me njërën prej vajzave të Destiny Child!”- shkruan dikush në këtë rrjet social dhe shkëlqimi i Beyonce-s kaloi automatikisht tek e bija.

Në videon e publikuar, (kënga e parë e albumit) e bërë posaçërisht për filmin Lion King, momenti që ka prekur më shumë njerëzit duket se është kur “Nala” (Beyonce) bashkon duart me të bijën, që shfaqet me flokë kaçurrela në ngjyrë të kuqe, e veshur njësoj me të ëmën.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Blue Ivy del diku dhe nuk merr gjithë vëmendjen që meriton. Si ta shpjegojmë këtë?! Është fëmija i parë i Beyonce-s dhe Jay Z-së, ç’mund të prisnim tjetër?