Kontantinos Tasulas zgjedhet kryetar i Kuvendit në Greqi

Kontantinos Tasulas zgjedhet kryetar i Kuvendit në Greqi

Me numër rekord votash, 283 nga 298 deputet të pranishëm, kandidai i Demokracisë së Re, Kontantinos Tasulas është zgjedhur krye-parlamentar në Kuvendin grek, njofton korrespondentja e MIA-s në Greqi.

Grupet parlamentare të Demokracisë së Re, SIRIZA, Lëvizja për ndryshim, Zgjidhja greke, dhe MERA25, kanë votuar “PËR” zgjedhjen e Tasulas, ndërsa 15 deputetë nga Partia Komuniste ishin të përmbajtur.

Përkrahja e fuqishme e sotme për kandidatin e vetëm nga partia fituese Demokracia e re, është rekord në Kuvendin grek.

Në vitin 2015, ish-deputetja e SIRIZA, Zoi Konstantopulu, ishte zgjedhur për kryetare të Kuvendit me 235 vota “PËR”.