Dhoma e Përfaqësuesve bllokon shitjen e armëve Arabisë Saudite

Dhoma e Përfaqësuesve bllokon shitjen e armëve Arabisë Saudite

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA votoi për të bllokuar shitjen e armëve Arabisë Saudite, duke provokuar kështu një veto të mundshme nga ana e presidentit Donald Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi tre masat e marra muajin e kaluar nga Senati.

Megjithatë, nëse Trump vendos veton siç pritet, Kongresit i mungojë numrat për të anashkaluar vendimin e tij.

Votimi i shitjes së armëve vjen pas një mosmiratimi të mëparshëm nga Kongresi i politikës së Shtëpisë së Bardhë drejt Arabisë Saudite.

Më parë këtë vit, ligjvënësit votuan kundër luftës saudite në Jemen duke rrëzuar veton e presidentit Trump.

Përveç numrit të madh të vdekjeve në Jemen, ligjvënësit janë të irrituar edhe nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll vitin e kaluar.