40-vjeçari arrestohet në Rinas, i dënuar në Itali për trafik droge

40-vjeçari arrestohet në Rinas, i dënuar në Itali për trafik droge

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”. D.V., i quajtur ndryshe edhe N.V., 40 vjeç, i lindur në Shkodër, është arrestuar në hyrje për në Shqipëri.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences e kishte dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali./a2/