PE: Ndaj Maduros duhet të zbatohen sanksione të reja

PE: Ndaj Maduros duhet të zbatohen sanksione të reja

Parlamenti Evropian ka marrë vendim për zbatimin e sanksioneve të reja ndaj presidentit të Venezuelës, Maduro, të cilin e sheh si përgjegjës për presionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e PE-së që u mblodh në Strasburg të Francës ka marrë vendim lidhur me arsyetimin se Maduro është përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe presionin në Venezuelë dhe se ndaj tij duhet të zbatohen sanksione të reja. Ky vendim u miratua me 455 vota "pro", 85 vota "kundër" ndërsa 105 deputetë abstenuan.

Gjithashtu në vendim u përsërit mbështetja për kryetarin e Asamblesë Kombëtare të opozitës, Juan Guaido, i cili ka shpallur veten si "presidenti të përkohshëm të shtetit".

Në vendim vihet theksi për ngrirjen aseteve të pasurisë së Maduros, të afërmve të tij dhe anulimin e vizave të tyre. Më tej thuhet se ofrohet mbështetje për procesin e ndërmjetësimit që Norvegjia bën lidhur me krizën në Venezuelë./aa/