Kultivoi kanabis përreth banesës, pranga 54-vjeçarit në Vlorë

Kultivoi kanabis përreth banesës, pranga 54-vjeçarit në Vlorë

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kultivoi lëndë narkotike rreth banesës së tij.

Gjatë operacionit policor "Velçë" u arrestua shtetasi me iniciale G.J.

"Nga kontrolli i banesës dhe këqyrja e territorit përreth, shërbimet e policisë kanë konstatuar të mbjella disa fidanë narkotikë, si dhe në vijim të kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik model 56", raportoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve"./oranews/