LSDM sonte emëron nënkryetarët e partisë

LSDM sonte emëron nënkryetarët e partisë

Këshilli Qendror i LSDM-së në mbledhjen e sotme pritet t’i emërojë nënkryetarët e partisë. Jo zyrtarisht mësohet se të paktën katër prej tyre do të riemërohen ndërsa dy do të jenë emra të rinj.

Nënkryetarët e LSDM-së dhanë dorëheqje kolektive në kuadër të fshesës që kreu socialdemokrat Zoran Zaev e nisi si proces pas rezultatit në zgjedhjet presidenciale.

Në kuadër të ndryshimeve, Zaev shkarkoi edhe të gjithë krerët e degëve komunale. Nga pozita e sekretarit të përgjithshëm shkarkoi Aleksander Kiracovskin, ndërsa në vendin e tij emëroi Ljupço Nikollovskin. LSDM në mbledhjen e fundit zgjodhi edhe Këshillin Ekzekutiv prej 16 anëtarësh./Alsat