Arifi: Politika e Shqipërisë karshi Luginës po jep rezultatet e para

Arifi: Politika e Shqipërisë karshi Luginës po jep rezultatet e para

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar sot me kryeministrin e Shqiprisë, Edi Rama dhe Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Arifi ka deklaruar se nga krymenistri Rama pret mbështetje për Preshevën dhe Luginën.

"Mikëpritje e ngrohtë dhe takim shumë konstruktiv dhe konkret në kabinetin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Në takim me kryeministrin z. Edi Rama mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme z. Gent Cakaj.
Më në fund koncepti i prezantuar nga ne qysh para 4 viteve ka filluar të japë rezultatet e para. Është fjala për koordinim të politikës së luginës së Preshevës me institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.Pas letrës së dërguar Ministrisë me kërkesat tona për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit dhe aprovimit të kësaj ideje, ditëve në vijim komuna e Preshevës do të dërgoj projekt konkret komunal. Insistuam që të njejtën gjë Ministria ta bëjë edhe me komunën e Bujanocit dhe të Medvegjës", ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në 'Facebook'.