Irani pohon të ketë konfiskuar një tanker të huaj të naftës

Irani pohon të ketë konfiskuar një tanker të huaj të naftës

Sipas televizionit shtetëror iranian, tankeri i naftës kishte 12 persona në bord dhe ishte "i përfshirë në kontrabandimin e rreth një milion litrash naftë nga kontrabandistët iranianë për ta shitur atë jashtë vendit" .

Forcat detare të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) pohuan të kenë konfiskuar një anije të huaj të dielën për shkak kontrabandimit në rajonin e Gjirit, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Deklarata e sotme e Iranit vjen disa ditë pas njoftimit të zhdukjes së tankerit të naftës MT Riah pasi iu afrua ujërave iraniane, për të cilin u raportua se ishte me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Sipas televizionit shtetëror iranian, tankeri i naftës kishte 12 persona në bord dhe ishte "i përfshirë në kontrabandimin e rreth një milion litrash naftë nga kontrabandistët iranianë për ta shitur atë jashtë vendit".

Tankeri, sipas televizionit iranian, është kapur në afërsi të ishullit jugor iranian Larak në Gjirin Persik.

Një burim zyrtar i EBA-së të martën mohoi lidhjet me tankerin e naftës, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve e Abu Dabit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, tha të martën se vendi i tij kishte tërhequr një tanker të huaj të naftës në ujërat e saj territoriale për shkak të një defekti teknik.

Deklarata e Gardës Revolucionare për konfiskimin e një tankeri të naftës është në kundërshtim me deklaratat e Mousavi-t, i cili ka thënë se Irani i ka dhënë ndihmë një tankeri të huaj që pësoi probleme teknike./aa/