Bashkatdhetari nga Kamenica pajisë me uniformë të re stafin e QKMF-së

Bashkatdhetari nga Kamenica pajisë me uniformë të re stafin e QKMF-së

Bashkëatdhetarët tanë përherë kanë kontribuuar në çdo aspekt në vendin tonë. Përveç që janë investitorë kyç në zhvillimin e ekonomisë, ata janë edhe solidarë të mëdhenj.

Bardhosh Rama nga Kamenica i cili jeton në Diasporë, ka paisur me uniformë të re stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe AMF-ve në Kamenicë.

Në shenjë falenderimi kryetari i Komunës së Kamenicës ka shoqëruar atë dhe ka shkruar “Diaspora vazhdimisht po kontriboun në forma të ndryshme për vendlindjen, gjë që ju jemi falënderues përherë.

Gradualisht do të krijojmë kushte më të mira në shëndetësi dhe bashkëpunime të tilla me diasporën janë të mirëseardhura gjithmonë”.


MË SHUME NGA Shëndetësi