Mercedes prezantoi AMG GLC 43 në versionin SUV dhe kupe

Mercedes prezantoi AMG GLC 43 në versionin SUV dhe kupe

Fuqitë i janë shtuar, derisa ka disa pjesë nga GLC 63.

Sikurse GLC të ri, që u lansua kohëve të fundit edhe në AMG GLC 43, Mercedes ka bërë vetëm ndryshime të lehta, që ta mbajë freskët.

Në mënyrë vizuale, në të dy versionet si në kupe ashtu edhe në SUV, është vënë grilli Panamericana, disa pjesë nga GLC 63, si dhe drita LED shumë më të ngushta. Forma klasike e pjesës së pasme, është zëvendësuar me linja shumë më të fryra, derisa dritat LED i ka po të njëjtat.

Brendia është pak më e gjerë, ndërsa ndryshime ka pësuar vetëm timoni, derisa i është shtuar një ekran me 12.3 inç, si dhe një tjetër me 10.25 inç i ndjeshëm në prekje, që e ka të integruar sistemin MBUX. Motori me 3.0 litra i vënë në AMG GLC 43, mund të prodhojë 385 kuaj fuqi, apo 23 njësi më shumë se modeli aktual.

Kjo fuqi e shtuar, që i shkon në të katër rrotë përmes shtatë shpejtësive automatike, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.7 sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale të mbi 200 kilometrave në orë.

Ata që duan shpejtësi më të madhe, duhet të vënë gomat speciale në rrotat 21 inç, që të arrihet shpejtësia deri në 250 kilometrave në orë dhe të mund të ketë shkathtësinë e duhur.

Të interesuarit për të blerë ndonjërin nga këta Mercedes, duhet të presin kur të fillojë lansimi gjatë këtij viti, derisa për AMG GLC 43 SUV duhet të paguajnë çmimin fillestar prej 53 mijë eurove, çmimi fillestar për kupe është 56 mijë euro.