30 ditë paraburgim për të dyshuarin për dhunimin dhe vrasjen e të miturit

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për dhunimin dhe vrasjen e të miturit

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, ia ka caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit S.O i dyshuar për dhunim dhe vrasje të të miturit në Fushë Kosovë, më 11 korrik të këtij viti.

S.O po dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “ dhunim”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njëjtë apo të ngjashme penale”, thuhet në këtë komunikatë.

Ndryshe, i mituri i komunitetit rom ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor në Fushë Kosovë.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi