Tottenhami e do Hysajn në vend të Trippierit

Tottenhami e do Hysajn në vend të Trippierit

Kieran Trippier e ka lënë Tottenham Hotspur për t’u transferuar tek Atletico Madrid. 28-vjeçari firmosi një kontratë 3-vjeçare dhe është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Diego Simeones.

Shitja e lojtarit të kombëtares angleze detyron Tottenhamin të kërkojë një mbrojtës të djathtë. Dy janë objektivat sipas “Sportmediaset” janë Elseid Hysaj dhe Alessandro Florenzi.

Shkodrani është drejt largimit nga Napoli, por nuk po arrin akordin me klubin e ri, pavarësisht interesimit të madh. Hysaj u përfol gjatë edhe për një kalim te Chelsea gjatë sezonit të kaluar, ndërsa tani mund të luajë me finalistët e Ligës së Kampionëve.