Teuta fiton, por eliminohet nga Evropa

Teuta fiton, por eliminohet nga Evropa

Teuta është skuadra e parë shqiptare që edhe zyrtarisht i jep fund aventurës Europiane.

Pavarësisht se fituan me shifrat 1-0, durrsakët nuk mundën të kalonin në raundin tjetër, duke u eliminuar nga Ventspils me rezultatin e përgjithshëm, 3-1.

Në "Niko Dovana" ishin bregdetarët ata që dominuan, por për fatin e tyre të keq, disfata e një jave më parë, 3-0 në Letoni i penalizoi për të shkuar më tej. Goli i vetëm në këtë 90 minutësh mban firmën e Sherif Kallakut.

Talenti i kombëtares U-21 ishte thjeshtë fenomenal në një inkursion në hyrje të zonës, ku pasi dribloi 3 futbollistë kaloi sferën pas krahëve të portierit mik, raporton oranews.

Në raundin tjetër, Ventspils do të mas forcat me fituesin e çiftit, Gzira-Hajduk Split, me kroatët që nisen më të avantazhuar pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.