Atletico Madrid merr Mario Hermoso për 29 milionë euro

Atletico Madrid merr Mario Hermoso për 29 milionë euro

Mario Hermoso, qendërmbrojtësi spanjoll 24 vjeçar, u transferua nga Epanyoli tek Atletiko Madridi për pesë sezone me vlerën 29 milionë euro, njoftuan dy klubet.

Atletiko Madridi dhe RCD Espanyol arritën një marrëveshje për transferimin e Mario Hermoso drejt klubit tonë”, njoftoi Atletiko në një komunikatë.

Ky transferim arrin përafërsisht vlerën e 25 milionë eurove, sipas Espanyolit, që do të marrë gjithashtu edhe katër milionë euro në formë bonusi, si dhe 20% të vlerës në rast të një rishitje nga ana e Atleticos.