OKB: Azia juglindore epiqendra botërore e metamfetaminës

OKB: Azia juglindore epiqendra botërore e metamfetaminës

Trafikantët në Azinë juglindore janë fuqizuar, duke shndërruar këtë rajon në epiqendrën botërore të prodhimit të metamfetaminës, të ardhurat nga e cila përllogariten në dhjetëra miliardë euro në vit, sipas një raporti të OKB-së të publikuar sot në Bangkok.

“Ky rajon është epiqendra e trafikut botëror të drogës sintetike”, deklaroi Jeremy Douglas, përfaqësues i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit gjatë këtij prezantimi.

“Një tregues i kësaj tendence është fakti që në vitin 2018 janë kapur gjithsej 120 tonë metamfetaminë në Azinë juglindore dhe në Azinë e jugut, tre herë më shumë se në vitin 2013”, thekson raporti i OKB-së./ATSH/