Dybala pjesë e marrëveshjes për kalimin e Neymar tek Juve

Dybala pjesë e marrëveshjes për kalimin e Neymar tek Juve

Neymar po vazhdon të ruaj qendrën e vëmendjes, me emrin e tij që së fundmi po lidhet me Juventus.

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, tash e sa kohë po zë vendin kryesorë në mediet evropiane, pasi ka bërë të ditur se nuk është i lumtur tek PSG, dhe po synon largimin nga Ligue 1.

Fillimisht, ishte skuadra e Barcelonës ajo që shihej si destinacioni kryesorë i brazilianit, i cili do të bënte një rikthim të jashtëzakonshëm në ‘Camp Nou’.

Por, së fundmi, emri i lojtarit ka filluar të përmendet rreth një kalimi të mundshëm tek kampionët e Serie A, Juventus.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se është Paulo Dybala ai që mund të përdoret nga Juventus si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymar, transmeton lajmi.net.

27 vjeçari ishte bërë transferimi më i shtrenjtë në histori, pas kalimit të tij nga Barcelona tek PSG, për 222 milionë euro.

Tani, skuadra franceze kërkon po të njëjtën shumë për të liruar lojtarin nga kontrata.