Panik te Juventus, dëmtohet rëndë lideri i bardhezinjve

Panik te Juventus, dëmtohet rëndë lideri i bardhezinjve

Sezoni 2019-2020 nuk ka nisur aspak mirë për Giorgio Chiellinin.

Kapiteni i kampionëve të Italisë, Juventus ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, duke rrezikuar seriozisht mungesën në turneun në Azi.

Qendërmbrojtësi ka kohë që vuan nga problemet fizike dhe ngarkesa e marra në stërvitjet e fundit kanë rënduar së tepërmi gjendjen e këmbës së tij të majtë.

E në këtë gjendje, sipas "Sky Sport Italia", Chiellini mund të lihet jashtë skuadrës që udhëton për në Azi këtë fundjavë, raporton oranews.

Trajneri Maurizio Sarri do të zbulojë nesër listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Azisë, me Chiellinin që sipas të gjitha gjasave do të mbetet jashtë këtij grumbullimi.