Dhunë ndaj nënës, pranga 32-vjeçarit në Bulqizë

Dhunë ndaj nënës, pranga 32-vjeçarit në Bulqizë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sipas policisë bëhet fjalë për "shtetasin V.S, arrestimi i të cilit u bë pasi  në banesë për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje"./oranews/