Përkujtohen dëshmorët e Malishevës të rënë para 21 vjetësh

Përkujtohen dëshmorët e Malishevës të rënë para 21 vjetësh

Sot janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës, të rënë më 19 korrik, në Betejën e Rahovecit, Sadik Shala, Hamdi Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Habib Berisha.

Në nderim të dëshmorëve, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në vendet e rënies së tyre dhe tek lapidari në Rahovec.

Në homazhe dhe nderime, krahas familjarëve,  morën pjesë edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, kryetari i Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, Sinan Gegaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, përfaqësues të subjekteve politike, bashkëluftëtarë të shumtë dhe qytetarët të tjerë.

Në këto nderime, janë mbajtur edhe fjalime rasti, ku janë evokuar kujtime të betejave në të cilat kanë marrë pjesë dhe kanë treguar heroizmin e tyre dëshmorët, e sidomos në “Betejën e Rahovecit”, ku të gjitha këta dëshmorë, kanë rënë në vijën e parë të frontit, pa u tërhequr nga luftimet dhe në mbrojtje të popullatës civile të Rahovecit dhe fshatrave përreth.


MË SHUME NGA Nacionale