Zaev dorëzohet para Mickoskit, do të ofrojë zgjidhje të re për PSP-në

Zaev dorëzohet para Mickoskit, do të ofrojë zgjidhje të re për PSP-në

Nga Qeveria kanë njoftuar se takimi i liderëve që duheshe të mbahet sot midis liderëve të partive më të mëdha në vend, anulohet, ndërsa si rezultat i saj lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, nuk e ka pranuar ftesën.

Nga atje theksojnë se takimi që duheshe të mbahet sot nuk ka asnjë vlerë, pasi kryeministri për çdo ditë takohet me partnerët e tij të koalicionit.

Ajo që Mickoski ka refuzuar takimin e liderëve, e lë në pezull Ligjin për prokurorinë publike, pasi që i njëjti duheshe të bisedohet në takimin e sotëm. Grupet punuese të qeverisë dhe opozitës nuk kanë arritur marrëveshje rreth ligjit që duheshe të definohet e ardhmja e PSP-së, si pjesë e Prokurorisë Republikane Publike. Nga qeveria kanë thënë se shtizat janë thyer rreth një të dyshuari që ka të bëjë me hetimet e PSP-së, ku janë të përfshirë funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Sipas informatave jozyrtare Zaev do të ofrojë zgjidhje të re për krizën e krijuar që po rrezikon bisedimet me VMRO-DPMNE. Besohet se ligji do të lëshohet në procedurë kuvendare, ndërsa Zaev do të mundohet që të sigurojë shumicën e Kuvendit.

“Qeveria refuzon që të pranojë ultimatume nga kryetar partish të papërgjegjshëm si ai i VMRO-DPMNE-së i cili mbron kriminalitetin dhe bllokon e izolon interesat shtetërore”kanë njoftuar nga Qeveria./Fokus

 


MË SHUME NGA Rajoni