Reforma në drejtësi, thelbësore në procesin integrues të Shqipërisë

Reforma në drejtësi, thelbësore në procesin integrues të Shqipërisë

Reforma në drejtësi është një element thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Ambasadorja e Holandës, Guusje Korthals Altes, u takua këtë javë në dy takime të veçanta me Naureda Llagami dhe Gent Ibrahimi, respektivisht kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Prokurorisë.

Ambasada e Holandës thekson se, “KLGJ na informoi për planet që ka për vitet e ardhshme. KLP dha sfond mbi procedurat rreth krijimit të SPAK dhe prioriteteve të tjera për muajt e ardhshëm”.

“Këto institucione po bëjnë punë të rëndësishme dhe ne shpresojmë që të festojmë 3 vitet e reformave të drejtësisë me ta të hënën më 22 korrik”, thekson ambasada holandeze.