​Përleshje në Lipjan, arrestohen edhe dy persona

​Përleshje në Lipjan, arrestohen edhe dy persona

Policia në Lipjan ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë janë përfshirë në rrahje për motive të panjohura duke sulmuar dy viktima.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy viktimat të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar lëndimet janë të rënda. Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.