Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Prokurorisë Themelore në Prishtinë i janë nevojitur më pak së një muaj që të ngritë aktakuzë ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, për shkak të përleshjes fizike, aktakuzë e cila është mbajtur në sirtarët e prokurorisë dhe gjykatës, pa u bërë asnjëherë publike.

Aktakuza ndaj deputetëve Krasniqi dhe Zeka, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, është ngritur më 26 tetor 2017.

Prokuroria e ngarkon Krasniqin me veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Zekën me veprën penale “kanosje”.

Se ka një aktakuzë të ngritur ndaj Zekës e Krasniqit, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi, nuk ka dhënë detaje rreth procedimit të këtij procesi gjyqësor, me arsyetimin se gjykatësi i çështjes është në pushim vjetor.

Ndryshe, përleshja fizike ndaj dy të akuzuarve kishte ndodhur gjatë emisionit “Info Lokale” në Klan Kosova, më 29 shtator 2017. Pas fyerjeve e sharjeve në mes të Krasniqit e Zekës, situata kishte eskaluar në përleshje fizike mes tyre. /Betimipërdrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi