Koncerti i parë i Led Zeppelin më 1968

Koncerti i parë i Led Zeppelin më 1968

Fotografi Jorgen Angel e kishte dokumentaur koncertin e parë të bendit legjendar britanik, Led Zeppelin.

Ata kishin performuar për herë të parë më 7 shtator të vitit 1968 në një klub rinor shkolle danez.

Atëbotë ata quheshin “New Yardbird” dhe përbëheshin nga Robert Plant në rolin e vokalistit, Jimmy Page në kitarë, John Bonham në bateri dhe John Paul Jones në bas kitarë dhe në sint.

Ndërkaq Angel kishte qenë fotograf resident në Gladsaxe Teen Club, një lokal muzikor në Shkollën Egegard në periferi të Kopenhagës, shkruan BBC.

Kush do të thoshte që pak kohë më vonë Led Zeppelin do të shndërroheshin në një prej bendeve më të mëdha dhe më me ndikim në botë duke sjellë hite të pavdekshme si “Një shkallë për Parajsë” dhe “Kashmir”.