Prezantohet pas një kohe të gjatë Chevrolet Corvette C8 me 495 kuaj fuqi

Prezantohet pas një kohe të gjatë Chevrolet Corvette C8 me 495 kuaj fuqi

Momenti që të gjithë e kemi pritur për një kohë shumë të gjatë, më në fund ka arritur.

Për vite me radhë,ka pasur lajme të ndryshme lidhur me këtë super-makinë, është parë shumë shpesh derisa po testohej, si dhe disa javë pritje pas njoftimit të datës për prezantim.

Gjenerata e tetë e Corvette, që pritet ta vë Chevrolet në hartën e super-makinave ekzotike, është prezantuar pas një kohe shumë të gjatë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Ashtu siç edhe pritej, kjo makinë që për herë të parë e ka motorin në mes, dallon prej modeleve të deritanishme. Stilin e ka shumë më ekzotik se paraardhëset, derisa ka disa ngjashmëri me Vette dhe Camaro.

Motori me 6.2 litra V8 prodhon 495 kuaj fuqi, që është 40 kuaj fuqi më shumë se modeli C7, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për tre sekonda. Brendia është si një kabinë e ndarë, me sistemin e informimit dhe një ekran të kthyer nga shoferi, të cilin vështirë se mund ta sheh pasagjeri.

Duket si një makinë për dikë që është i fokusuara për xhiro të shpejta dhe pista, mirëpo mund të përdoret edhe në përditshmëri, sepse është shumë praktik, me dy hapësira për bagazhe.

Në bagazhin e përparmë mund të vendosen gjërat që blihen në baza ditore, derisa pjesë e pasme është më e gjerë dhe mund të futen valixhet dhe shkopinjtë e golfit.

Lansimi i Chevrolet Corvette C8 do të bëhet vitin që vjen, vetëm pakë kohë pasi të ketë hyrë në prodhim, derisa do të shitet duke filluar nga 54 mijë euro.