Koca ushtron të drejtën ligjore për konflikt interesi ndaj AKK-së

Koca ushtron të drejtën ligjore për konflikt interesi ndaj AKK-së

Hajriz Koca, Sekretar i Përgjithshëm Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në lidhje me Vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, për konflikt interesi,, sot ka bërë Padi për konflikt administrative kundër Agjencisë Kundër Korrupsionit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kundërshtuar vendimin e saj, për Konflikt Interesi.

Ne lidhje me Vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, për konflikt interesi,  ju informoj  se duke shfrytëzuar të drejtën time ligjore, sot kam bërë Padi për konflikt administrative kundër Agjencisë Kundër Korrupsionit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kundërshtuar  vendimin e saj, për Konflikt Interesi. Këtë vendim e kundërshtoj pasi nuk është në harmoni me dispozitat ligjore të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të interesit, është  i ndikuar dhe jo profesional. Duke u bazuar në Nenin 18 , pika 1.1. e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit i cili flet për:

Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike

1. Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:

1.1.         të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre;

Pra në bazë të këtij neni në cilësinë e Këshilltarit politik të ministrit, mua nuk me kufizohet e drejta për tu emëruar në pozitë menaxhuese, pasi detyrat e mia gjatë ushtrimit të funksionit të Këshilltarit nuk kanë qenë të lidhura  me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të punës së institucionit apo të stafit administrativ të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka pasur mundësi të jap opinionin e saj para zgjedhjes sime në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë brenda afateve ligjore.

Edhe pse mbetet që Gjykata ta vërtetojë me faktet në këtë rast, unë besoj që zgjedhja ime në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është bërë në bazë të konkursit publik  dhe në harmoni  të plotë me të gjitha ligjet të cilat e  rregullojnë fushën e shërbimit civil.

Për inicimin e padisë  kundër Agjencisë Kundër Korrupsionit,  i kam informuar edhe institucionet kompetente të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Hajriz Koca

Sekretar i Përgjithshëm

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë