Si rrallë herë – shikoni paraqitjen elegante të Serena Williams!

Si rrallë herë – shikoni paraqitjen elegante të Serena Williams!

Kampionja e tenisit, Serena Williams ka befasuar të gjithë kur së fundi u shfaq në gala mbrëmjen e modës në sport, si asnjëherë më parë.

Williams, aktualisht 37 vjeçare u kujdes bukur shumë për të komanduar vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të bërë mbrëmjen e së enjtes në mesin e yjeve në Hollywood.

Serena të cilën çdo herë e shihni duke triumfuar në tenis, u pa në këtë gala mbrëmje të yjeve të sportit e veshur me një fund prej lëkure të cilin e kishte kombinuar me një bluzë ngjyrë qumështi.

Duke u përpjekur për të lënë përshtypje, mbretëresha e Wimbledon shfaqi muskujt në krahët e saj ndërsa ngjyra e trupit të saj e përshtatur me veshjen e bënte të dukej elegante.

Kësaj paraqitje të rastësishme të Serena Williams, shije i shtuan edhe byzylykët dhe qaforet e saj mahnitëse.