UÇK-ja mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak

UÇK-ja mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka reaguar pas ftesës së ardhur nga Specialja për Ramush Haradinajn, i cili menjëherë pas saj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se UÇK-ja është dhe do të mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i Hotit në Facebook:

Kushti i parë i drejtësisë është barazia.
Aty ku s’ka barazi – domosdoshmërisht lindë padrejtësia.

Historia mund të shkruhet e të rishkruhet; por një gjë nuk do të mund të ndryshohet asnjëherë; UÇK është dhe do të mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak në Kosovë dhe në të gjithë shqiptarinë.

Fantazmat e së keqës të cilët e tundin kokën e mendjen kundër çlirimtarëve – pavarësisht triumfit momental, në fund do të ngjyrosen me faqen e zezë të historisë. 

Autor: RTKlive